Deputetët e pushtetit dhe të opozitës me akuza të ndërjsella për Komisionin për çështje evropiane



Shkup, 28 qershor 2022 (MIA) – Deputetët e pushtetit dhe të opozitës mbrëmë dolën me akuza të ndërsjella për incidentin në Komisionin kuvendor për çështje evropiane, ndërsa përmes kumtesës qëndrimin e tij e kumtoi edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Kabineti i Xhaferit kumtoi se është thirr koordinim urgjent në të cilin janë ftuar të gjithë koordinuesit dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend, por, sipas kumtesës së Kabinetit të tij, kanë marrë pjesë vetëm koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski, nënkryetari i Kuvendot, Goran Misovski dhe deputetja nga Alternativa Safije Sadiki Shaini. Nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive opozitare të VMRO-DPMNE-së dhe të Aleancës për Shqiptarët.

Xhaferi, siç theksohet, e konvokoi koordinimin pasi anëtarët e VMRO-DPMNE-së opozitare pas dy orëve të plota me vërejtje procedurale kundërshtuan që të votohet rendi i ditës të Komisionit për çështje evropiane, i cili megjithatë ishte votuar.

“Në koordinim është sjell konkludim se Rregullorja kuvendore i jep të gjitha mundësitë për punën e Kuvendiot dhe nuk lejon dhunë në cilën do formë. Në koordinim gjithashtu u konkludua edha ajo se qytetarët vetë do të vlerësojnë nga incizimet të cilat qarkullojnë nëpër rrjetet sociale i cili e shkaktoi incidentin në Komisionin për çështje evropiane. As në vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk lejohet dhuna ndaj kryesuesit me seancën në trupin e punës të Kuvendit”, theksohet në kumtesë.

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja në deklaratë për mediat nga Kuvendi akuzoi se Komisioni për çështje evropiane kryetar i të cilit është Arbër Ademi nga BDI-ja është shndërruar në “komision për Perëndim të Egër” dhe se nuk respektohen as Rregullorja, as deputetët, as opinioni.

Sipas tij, në seancën e Komisionit është bërë një tension i madh kur Arbër Ademi filloi “përveç me sulme verbale të gjuajë edhe me gjëra të forta ndaj deputetëve, të thyejë një pjesë të inventarit kuvenor dhe të përdorë vullgaritete të ndryshme”, ndaj deputetëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail