Mickoski: Nga dita e nesërme vazhdojnë konsultimet për referendum me partnerët e koalicionit



Shkup, 14 gusht 2022 (MIA) – Nga nesër do të vazhdojnë konsultimet për referendumin me partnerët e koalicionit, të shohim se cili është qëndrimi i tyre. Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim konkret, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Debati brendapartiak do të vazhdojë nesër, të martën, të mërkurën, kështu që shumë shpejt do të kemi qëndrim. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë, përveçse ne e përfundojmë procesin dhe do të dalim me një qëndrim përfundimtar para qytetarëve – do të shkojmë me 150.000 nënshkrime apo me deputetët, duke pasur parasysh se ka presion të vazhdueshëm nga pushteti që dikush hezitoi dhe ne nuk duam t’i ekspozojmë kaq shumë qytetarë para kësaj qeverie hibride dhe regjimike, kështu që mund të vendosim të shkojmë me 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së për ta dorëzuar referendumin”, tha Mickoski në Lubancë pas përurimit të terrenit të ri sportiv.mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail