Përfundoi debati i përgjithshëm i komisionit për propozim-buxhetin për vitin 2023



Shkup, 28 nëntor 2022 (MIA) – Anëtarët e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet sonte e përfunduan debatin e përgjithshëm rreth propozim-buxhetit për vitin 2023. Nga e mërkura fillojnë me debatin e amandamenteve në kuadër të së cilit duhet të shqyrtohen 263 amandamente prej të cilave 199 janë parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Edhe sot në ditën e tretë të debatit të përgjithshëm pushteti dhe opozita ishin me qëndrime të kundërta për Propozim-buxhetin. Shumica porositi se parashtresat e projektuara buxhetore do tël mundësojnë rikuperim ekonomik dhe përballje me pasojat nga kriza energjetike, ndërsa për opozitën, ndërkaq, buxheti i propozuar është historikisht më i lartë, inflator dhe joekonomik.

Toni Jarçevski nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij tha se shqetësohet se vendi të lëvizë drejt falimentimit me nivelin e detyrimit që e kemi për momentin.

Theksoi se do të na nevojitet periudhë identike në mënyrë që të kthehemi në zero sa ajo që na u nevojit për t’u detyruar.

Lidia Tasevska nga LSDM theksoi se qëllimi i propozim-buxhetit për vitin 2023 është zbutja e pasojave nga kriza energjetike, sigurimi i financimit të papengueshëm të integrimeve euroatlantike dhe përmbushja e standardeve të NATO-s

Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, në fjalimin e vet vlerësoi se Propozim-buxheti është tejet i madh dhe inflator.

Theksoi se Banka botërore thotë se shteti ynë është në mesin e dhjetë vendeve të para në botë me inflacionin më të lartë real tek ushqimi.

Me paraqitjen e saj përfundoi debati i përgjithshëm për Propozim-buxhetin për vitin 2023 pas çka kryetari i Komisionit, Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE e ndërpreu mbledhjen dhe vazhdimin e saj e caktoi për të mërkurën në orën 11:00 kur duhet të fillojë debati i amandamenteve për Propozim-buxhetin. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail