Kryeministri Kovaçevski do të kërkojë heqjen e shtetësisë për Onishçenkon

Shkup, 5 dhjetor 2022 (MIA) – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e ardhshme qeveritare do të kërkojë të fillojë procedura për heqjen e shtetësisë për Oleksandar Onishçenko.

“Në seancën e ardhshme të Qeverisë do të kërkoj status lidhur me aktivitetet që duhet t’i marrin institucionet me qëllim të heqjes së shtetësisë së dhënë nga shteti ynë dhe gjithashtu do të pasojnë edhe aktivitete të tjera të caktuara gjatë periudhës së ardhshme”, tha kryeministri Kovaçevski në konferencën për shtyp në Qeveri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

I pyetur lidhur me atë se nuk ka reagim të institucioneve lidhur me kundërvajtjen në komunikacion për djalin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Kovaçevski kërkoi që gazetarët t’u përmbahen informacioneve që i ndau MPB.

“Asnjë njeri pavarësisht se djali i kujt është nuk mund të sanksionohet më ndryshe se çdo qytetar tjetër në shtet, kështu që edhe ministri tha se bëhet fjalë për automjet privat të cilin e ka drejtuar një person i caktuar dhe i cili do të trajtohet në pajtim me dispozitat e Ligjit për komunikacionin”, tha Kovaçevski, në konferencën për shtyp në Qeveri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail