Grubi: Të bëhemi gjithë bashkë në vijën e parë të frontit për Evropë



Shkup, 30 janar 2023 (MIA) – Nuk ka më kohë dhe hapësirë ​​për kalkulime dhe mashtrime. Ose jeni për Evropën ose jeni kundër saj. Nuk ka vend për një zonë të mesme, sepse nuk ka alternativë tjetër, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, duke u bërë thirrje të gjithëve t’i bashkohen, siç tha ai, shumicës progresive “në rrugën drejt Aleancës Evropiane”.

“Ejani të gjithë bashkë. Shqiptarë, maqedonas, turq, romë, serbë, vllehë, boshnjakë, partitë politike, shoqëria civile, mediat, krijuesit e opinionit publik, bota akademike dhe të gjithë qytetarët. Ejani në vijën e parë të frontit evropiano-maqedonas”, ka bërë thirrje Grubi në fjalën e tij hyrëse në konferencën e sotme “Viti i mundësive të reja”, në organizim të Qeverisë.

Sipas Grubit, edhe pse ka pasur tentativa për ta zhytur vendin në paparashikueshmëri dhe kërcënime të tilla ende nuk kanë të ndalur, kjo nuk i dekurajon, siç thotë ai, të realizojnë atë që u kanë premtuar qytetarëve – barazi, zhvillim, integrim, paqe, siguri dhe stabilitet.

“Në qershor të vitit të kaluar përfundimisht filluam negociatat për anëtarësim në BE. Dhe pas kësaj, dielli lindi përsëri, dhe ne flasim të njëjtat gjuhë që i flasim, shkruajmë dhe ndjehemi ashtu siç jemi, pa lejuar asnjë imponim, por tani si një vend që po negocion me BE-në. Politika e qeverisë sonë është e guximshme dhe progresive, një politikë zero probleme me fqinjët dhe një partneritet i plotë rajonal dhe euro-amerikan”, tha Grubi.

Ata që paraqiten si kuazi-patriotë, sipas Grubit, duan vetëm pushtet dhe e mbajnë vendin të izoluar nga bota perëndimore, duke shpikur frikë inekzistente për të trembur qytetarët.

“Me këto politika frike humbëm dhjetë vjet nga jeta jonë. Sot ata që vendosin frika të panjohura, u thonë përfaqësuesve ndërkombëtarë se do ta ndryshojnë kushtetutën pasi ta marrin pushtetin dhe se i kanë metodat, por u duhet pushteti dhe këtë do të ishte mirë ta dinin edhe anëtarët e partisë. Atyre u intereson pushteti, jo patriotizmi”, tha Grubi.

Në një kohë kur i gjithë rajoni përdoret si poligon për ndikim, ne, theksoi Grubi, si shumicë progresive sfidojmë të gjithë në rrugën drejt një aleance evropiane.

“Kjo rrugë është e vetmja edhe për projektet, autostradat, hekurudhat, deponitë, shkollat, spitalet, çerdhet, edhe për standardin jetësor, edhe për sundimin e ligjit, edhe për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe për pastrimin e rradhëve tona shoqërore dhe publike nga instaluesit e frikës dhe penguesit direkt e indirekt të rrugës evropiane”, theksoi Grubi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail