Ministri Osmani ka donuar 100 vaksina kundër gripit sezonal në Shtëpinë e pleqve "Nënë Tereza"Shkup, 17 tetor (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, e vizitoi Shtëpinë e pleqve "Nënë Tereza" në Shkup, me ç'rast drejtorisë së Shtëpisë i dhuroi 100 vaksina kundër gripit sezonal, të dedikuara për imunizimin e të gjithë personave të vendosur në Shtëpinë "Nënë Tereza".
"Me një gjest simbolik nga Ministria e Shëndetësisë me donimin e 100 vaksinave falas e fillojmë respektivisht e promovojmë fushatën për vaksinim kundër gripit. Më 15 tetor filloi vaksinimi. Këtë vit vaksinimi nuk është falas, kushton rreth 400 denarë, për shkak se e furnizojnë entet dhe organizatat shëndetësore private të cilat janë të akredituara", deklaroi ministri Osmani.
Qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa veçanërisht për shkak të rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, theksoi ai, është që të vaksinohen personat të cilët kanë mbi 65 vjet, fëmijët me imunitet të zvogëluar, si dhe të sëmurit kronik.
"Do t'ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve me moshë të rritur të fillojnë me vaksinim. Do të kërkojmë nga Qeveria që gjatë planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm të ndahet një shumë e caktuar e mjeteve me qëllim që këto grupe që i përmenda, të mund të marrin vaksina pa pagesë për gripin sezonal", tha Osmani.
Ai njoftoi se në seancë të martën, Qeveria duhet të marrë vendim në lloj të programit, të ndahen kategori të qytetarëve që të munden falas të marrin vaksinë për vitin 2009.
"Bëhen llogaritë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe me këtë informacion do të shkojmë në Qeveri dhe presim që Qeveria ta miratojë atë informacion që nga viti i ardhshëm gjatë fushatës së ardhshme të vaksinimit kundër gripit sezonal për këto kategori të jetë falas", shtoi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.
|