Mbrojtja e të drejtave të pronësisë edhe mëtej sfidë për Maqedoninë

Shkup, 24 shkurt (MIA) - Maqedonia është ranguar në vendin e 97-të në Indeksin ndërkombëtar për të drejtat e pronësisë, njëjtë si dhe vitin e kaluar, ndërsa mbrojtja e të drejtave të pronësisë edhe mëtej mbetet sfidë.

Këtë e tregojnë të dhënat e Indeksit më të ri ndërkombëtar të të drejtave pronësore, që i publikoi Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare OHRID.

Indeksi ndërkombëtar për të drejtat e pronësisë i krahason pronësinë fizike dhe intelektuale me stabilitetin ekonomik në 115 vende, të cilat paraqesin 96 për qind nga BPV-ja.

Në rangimet e Indeksit për të drejtat e pronësisë Maqedonia ka 3,8 pikë, njëjtë si në vitin 2008.

Nga vendet e rajonit Maqedonia është ranguar para Serbisë (100), Shqipëria (104), Bosnjë e Hercegovinës (108). Kroacia, me vendin e 60-të, dhe Bullgaria me vendin e 59-të, janë ranguar për 30 pozita më lartë.

Indeksi për të drejtat e pronësisë në vitin 2009 përfshin 10 variable, të ndara në tri komponente kryesore: mjedis juridik dhe politik, të drejta fizike të pronësisë dhe të drejta intelektuale të pronësisë.

Sipas komponentave kyçe të Indeksit ndërkombëtar, në tabelën e mjedisit juridik dhe politik Maqedonia ka 3,8 pikë, që është për një për qind më lartë nga Indeksi në vitin 2008 (3,7) dhe ndodhet në vendin e 83-të.

Në raport me të drejta fizike të pronësisë shteti i Maqedonisë ka 4,6 pikë që është më pak nga viti 2008 (4,9) dhe ndodhet në vendin e 94-të. Në fushën e të drejtave intelektuale të pronësisë Maqedonia ndodhet në vendin e 104-të me 2,9 pikë.

"Nga tri komponentet kyçe të Indeksit mund të vërehet se Maqedonia nuk ndodhet as në 10 vendet e para as në 10 vendet e fundit prej 115-të të ranguarat në Indeksin ndërkombëtar për të drejtat e pronësisë", kumton Instituti.

Sivjet, si gjatë tre viteve të kaluara, Finlanda është lidere e listës së vendeve në Indeksin e të drejtave të pronësisë me 8,7 pikë nga 10-të të mundshmet.

Sivjet, me 8,5 pikë vendin e dytë e zunë Danimarka dhe Holanda. Pas tyre pason Australia (8,1), Zvicra (8,1), Austria (8,1) dhe Singapori (8,1).

Në fund të listës ndodhen Shqipëria (3,5), Nigeria (3,5), Paraguai (3,5), Azerbejxhani (3,4), Bosnjë e Hercegovina (3,3), Çadi (3,2), Gana (3,2), Burundi (3,2), Zimbabue (3,2), Angola (2,8) dhe Bangladeshi e cila është ranguar në vendin e fundit me 2,5 pikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail