Konkluzionet kyçe në Raportin e KE-së për Maqedoninë

Bruksel, 12 tetor 2011 (MIA) - Komisioni Evropian në Raportin për përparimin e Maqedonisë në vitin 2011 konkludon se vendi vazhdon në mënyrë të kënaqshme t'i përmbush kriteret politike dhe është e gatshme për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në. Maqedonia, sipas KE-së, i vazhdon reformat e nevojshme, edhe pse mbetet sfidat esenciale.

Kriteret politike

Zgjedhjet parlamentare në qershor në përgjithësi ishin sipas standardeve ndërkombëtare. Koalicioni qeveritar shpejtë u formua. Progres i caktuar është bërë në sferën e gjyqësisë dhe administratës publike, para se gjithash lidhur me miratimin e kornizës juridike. Janë të domosdoshme përpjekje shtesë që të sigurohet implementim efektiv, posaçërisht të atyre që u dedikohen reformat në gjyqësi dhe administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe lirisë së shprehjes në media. Duhet të përforcohen funksionim i papengueshëm i institucioneve dhe Parlamenti tërësisht ta realizojë të drejtën e saj.

Kriteret ekonomike

Ekonomia filloi t rimëkëmbet në gjysmën e dytë të vitit 2011 si rezultat i kërkesës ë së rritur të jashtme dhe investimit në sektorin e ndërtimit. Vendi bëri progres të mëtejshëm drejt vendosjes së ekonomisë funksionale tregtare, posaçërisht me thjeshtimin e procedurës për regjistrim të firmave dhe rregullativës ligjore. Politika fiskale vazhdon të jetë stabile. Vendi duhet të jetë e aftë që të ballafaqohet me presionet konkurrente dhe forcat tregtare në BE në afat të mesëm, përmes zbatimit të reformave me të cilat do të zvogëlohen dobësitë strukturore në ekonomi. Megjithatë, dobësitë në qeverisjen e të drejtës dhe edhe mëtej vazhdojnë ta pengojnë funksionimin adekuat të ekonomisë tregtare. Efikasiteti i administratës publike edhe mëtej është e dobët, ndërsa disa agjenci rregullatore dhe mbikëqyrëse ballafaqohen me mungesë të pavarësisë dhe resurse financiare për realizim të plotë të funksioneve të tyre. Mangësitë janë notuar edhe në cilësinë e qeverisjes fiskale pjesërisht për shkak të orientimit afatshkurtër ndaj konsumit publik. Është i domosdoshëm përparim në uljen e punësimit.

Legjislacioni i BE-së

Nevojitet përpari i mëtejshëm për harmonizim me legjislacionin, politikat dhe kapacitetin administrativ të BE-së, posaçërisht në sferat e biznes legjislacionit, shërbimet financiare dhe energjetikë. Është bërë progres i mirë në sferën e sigurisë së ushqimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail