Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, nesër do të qëndrojë në Tetovë

Tetovë, 8 nëntor 2011 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, nesër pasdite do të qëndrojë në Tetovë dhe do ta vizitojë komunën e Tetovës dhe dy Universitetet.

Për shkak të kësaj, Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës i informon qytetarët-shfrytëzues të automjeteve motorike që nesër pasdite në periudhën  prej orës 16 deri në orën 19 të mos i parkojnë automjetet në vende të palejuara në zonën qendrore të Tetovës ose nëse veçmë janë të parkuar aty,  t'i largojnë me kohë.

Pronarët të cilët nuk do të veprojnë sipas këtyre rregullave dhe nuk i largojnë automjetet, do të ballafaqohen me sanksionet e parapara ligjore, përderisa automjetet e tyre menjëherë do të merren dhe transportohen me shërbimin-karotres thuhet në kumtesën e sotme të SPB-sës të Tetovës.

Njëkohësisht nga policia apelojnë deri te qytetarët nëse kjo nuk është e nevojshme, të përmbahen nga lëvizja me automjete nëpër rrugët në qendrën në periudhën e caktuar kohore. Krahas kësaj, u rekomandohet dhe u tregohet që plotësisht t'i repektojnë shenjat e komunikacionit, rregullat dhe dispozitat, të përmbahen në urdhërat e nënpunësve policor  dhe në mënyrë adekuate t'i përshtaten regjimit të veçantë trafikor, i cili do të sillet, gjegjësisht do të praktikohet gjatë ditës së djeshme qëndron në kumtesën e policisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail