Gruevski - Berisha: Prioritet bashkëpunimi ekonomik, ardhmëria e dy vendeve në NAT dhe BE

Shkup, 9 nëntor 2011 (MIA) - Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë miqësore, me dialog intensiv politik në nivel më të lartë, me bashkëpunim në shumë sfera me interes të ndërsjellë. Ato mund të përparohen në të gjitha sferat, posaçërisht në atë ekonomike, ndërsa të dy vendet mund të bashkëpunojnë në projekte infrastrukturore me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja, vlerësuan kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Nikolla Gruevski dhe Sali Berisha pas takimit të sotëm në Shkup.

Të dy vendet mbeten në qëndrimin se krahas bashkëpunimit bilateral, duhet të angazhohen edhe në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal.

"Maqedonia mbetet aktivisht e angazhuar për përparimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët dhe në drejtim të bashkëpunimit rajonal. Të gjitha çështjet e hapura mund të tejkalohen me konstruktivitet të ndërsjellë dhe dialog në frymën e bashkëpunimit dhe mirëfqinjësisë, në bazë të parimeve të respektit të sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë politike dhe zgjidhjes paqesore të kontesteve", tha Gruevski.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë qëndrime identike se ardhmëria e dy vendeve është në NATO dhe Bashkimin Evropian, gjë që, siç potencuan, është imperativ për stabilitet të përhershëm, siguri dhe prosperitet të qytetarëve.

"Dy vendet tona kanë ardhmëri të përbashkët në NAT dhe Bashkimin Evropian. Shqipëria e përshëndet përparimin e madh që e ka arritur Maqedonia me atë se i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO. Duhet të zgjidhet kontesti që Maqedonia e ka me fqiun jugor me qëllim që ta merr vendin e merituar", tha kryeministri shqiptar.

Berisha sot ka takime me presidentin Gjorge Ivanov, me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski, ndërsa do ta vizitojë edhe Universitetin Shtetëror të Tetovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail