Presidenti Ivanov u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Berisha

Shkup, 9 nëntor 2011 (MIA) - Presidenti Gjorge Ivanov sot u takua me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Kabineti i presidentit Ivanov, i shqyrtuan marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe vlerësuan se Maqedonia dhe Shiqpëria mbajnë marrëdhënie të afërta dhe miqësore dhe se bashkëpunimi shërben si shembull në rajon.

Ivanov dhe Berisha theksuan se Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë një qëllim të përbashkët strategjik për integrim euro-atlantik dhe se hapat konkrete mes vendeve nga rajoni për shkëmbim më të lehtë të personave dhe për këmbim më të thjeshtë tregtar janë përgatitje e rëndësishme për funksionimin e rajonit si pjesë e Evropës së bashkuar.

Të dy bashkëbiseduesit posaçërisht u përqëndruan në nevojën për lidhje të mëtejshme infrastrukturore dhe energjetike, për përmirësim të infrastrukturës kufitare dhe të gjitha masave të tjera të cilat do të kontribuojnë për vëllim të mëtutjeshëm të rritur të këmbimit tregtar. Njëheri e theksuan rëndësinë për paraqitje të përbashkët të shteteve nga rajoni në projekte me interes të ndërsjellë, siç është lidhja e Magjistrales Adriatik-Jon me Korridoriet 8 dhe 10.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail