Takim i kryetarit të Kuvendit Veljanoski me kryeministrin e Shqipërisë, Berisha

Shkup, 9 nëntor 2011 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sot u takua me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili është për vizitë njëditore në Maqedoni.

Siç kumtoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, duke i theksuar marrëdhëniet lartë të zhvilluara midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë Veljanoski theksoi se vizita e Berishës paraqet input i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy shteteve.

"Për Republikën e Maqedonisë edhe mëtej prioritet i lartë janë integrimet euroatlantike. pres, në dhjetor të marrim datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo do të jetë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për qytetarët e tanë, ashtu edhe për gjithë rajonin dhe perspektivën e saj euroatlantike", theksoi Veljanoski. Ai shfaqi shpresë se Shqipëria, vitim e ardhshëm, do ta marrë satatusin e kandidatit, për shkak se interesi i të gjithë neve në rajon është të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian.

Duke folur për bashkëpunimin midis dy parlamenteve, kryetari i Kuvendit Veljanoski tha se bashkëpunimi me parlamentin shqiptar është në nivel të lartë dhe i përfshin të gjitha format dhe në të gjitha nivelet.

"Duke pasur parasysh përvojën tonë në procesin e eurointegrimeve jemi të hapur që çdoherë këtë ta ndajmë me kolegët e tonë, ndërsa në të njejtën kohë përmes bashkëpunimit parlamentar gjegjësisht diplomacisë parlamentare të japim kontribut edhe më të madh në zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale, por edhe në gjendjet e përgjithshme në rajon", theksoi kryetari Veljanoski.

Kryeministri shqiptar Berisha, sipas kumtesës, duke shprehur kënaqësinë nga vizita dhe bisedat posaçërisht e ka theksuar përparimin e Republikës së Maqedonislë në procesin e integrimit në BE.

Duke i theksuar marrëdhëniet lartë të zhvilluara bilaterale midis dy shteteve, kryeministri Berisha, gjithashtu, e potencoi bashkëpunimin parlamentar, të cilën e vlerësoi si shumë të mirë dhe i cili jep kontribut të madh në marrëdhëniet bilaterale.

"Interes dhe prioriteti jonë lshtë që Republika e maqedonisë sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa ju këtë e meritoni, si dhe t'i filloni negociatat me Bashkimin Evropian. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, si dhe shtetet tjera në rajon, duhet shumë intesnivisht të punojmë në bashkëpunimin ekonomik dhe bashkarisht të paraqitemi para Bashkimit Evropian. Në këto korniza, lidhja infrastrukturore midis dy shteteve tona në kuadër të Korridorit 8 është me rëndësi të madhe jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha shtetet në rajon, madje edhe më gjërë", theksoi Berisha.

Kryeministri shqiptar e theksoi edhe përparimin që Maqedonia e bëri në realizimin e mëtejshëm dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit me çka konfirmohet si shtet stabil në rajon.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail