Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha: USHT, tempull i dritës dhe i lirisë

Tetovë, 10 nëntor 2011 (MIA) - Në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, qëndroi edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku u prit nga një numër i konsiderueshëm i studentëve, profesorëve dhe stafit administrativ të universitetit.

Berisha i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë më pas realizoi një takim me Rektorin e USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, i cili shoqërohej edhe nga Prorektorët, Prof.dr. Ismail Ahmedi, Prof. dr. Reshat Qahili, Prof. dr. Serafim Tomovski, si dhe Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, Shefja e Zyrës për Marrëdhënie ndërkombëtare, Valdrina Fetai dhe Përgjegjësi i Zyrës për Informim, Selam Sulejmani.

Reka e falënderoi kryeministrin Berisha për këtë vizitë shumë të rëndësishme, duke u shprehur se prezenca e kryeministrit shqiptar përmes kësaj vizite është një nder i madh që i bëhet Universitetit. 

"Stafi akademik dhe studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës ndjehen më krenarë se kurrë, sepse është hera e parë që në Universitetin tonë vjen për vizitë kryeministri i shtetit amë, njeriu që më shumë se kushdo tjetër kontribuon për arsimin, shkencën dhe kulturën kombëtare, brenda dhe jashtë Shqipërisë", tha rektori Reka.

Ai shtoi se angazhimi i kryeministrit Berisha, për inkuadrimin e Shtetit Shqiptar në strukturat e Aleancës Veri-atlantike, të NATO-s, është i padiskutueshëm, por njëkohësisht i pamohueshëm është edhe angazhimi i tij për paqen dhe stabilitetin në rajon.

"Në takimin  sotëm, kryeministrin Berisha e njoftova me zhvillimet më të reja në Universitetin tonë, bashkëpunimin e frytshëm të USHT-së me Universitetet më të njohura nga vendi dhe rajoni, me theks të veçantë për bashkëpunimin me universitetet publike dhe private nga Republika e Shqipërisë", tha Reka.

Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje me rastin e vizitës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, për përkushtimin e veçantë të tij ndaj arsimit, shkencës dhe kulturës kombëtare, nga ana e Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, iu nda Pllaketa e madhe e Universitetit ku është e gravuar emblema e USHT-së me vitin e themelimit të tij, 1994.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha me këtë rast u falënderua për këtë pritje të përzemërt dhe vëllazërore.

"Edhe njëherë shfrytëzoj këtë rast, për të shprehur nderimin tim më të thellë për të gjithë ata që themeluan këtu në Tetovë, 16 vite më parë, Universitetin e Tetovës, për studentët, pedagogët, që me punën, përkushtimin dhe pasionin e tyre për dijen dhe lirinë, e shndërruan këtë universitet në një tempull të vërtetët drite dhe lirie për shqiptarët në Tetovë dhe kudo në botë", tha në fillim të fjalimit të tij kryetari i Qeverisë shqiptare.

Ai shtoi se shqiptarët nuk e kanë pasur të lehtë historinë, por e vërteta është që të lirë i bëjnë më shumë se çdo gjë tjetër, universitetet tona.

"Ishte Universiteti i Tiranës ai që vendosi të përballej me diktaturën më të egër dhe u priu shqiptarëve në përpjekjet e tyre për liri e dinjitet. Ishte universiteti i Prishtinës, në të cilin flaka e lirisë, edhe kur mezi dukej në trevat e tjera shqiptare, aty shkëlqente, ndriçonte për mbarë kombin. Edhe Universiteti i Tetovës u themelua si një burim i fuqishëm drite, dijeje dhe lirie. Unë i kam ndjekur me admirim të madh pedagogët dhe studentët e këtij universiteti, vajzat dhe djemtë e tij, edhe kur mësonin në auditorët e tij, por edhe kur mbushën malet e Sharrit për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Ndaj unë ndjehem shumë i emocionuar dhe i gëzuar që jam sot këtu dhe dua t’ju garantoj se universitetet shqiptare në Tiranë dhe kudo, do të bashkëpunojnë me ju dhe do të bëjnë gjithçka  që ky universitet të çojë më tej, së bashku me Universitetin e Evropës Juglindore Van der Shtul, që mban një emër shumë të nderuar, emrin e një miku të shqiptarëve në tërësi, unë kam pasur fatin ta takoj atë mbi 13 herë, të konsolidojnë më tej vlerat e lirisë, të tolerancës, mirëkuptimit, vizionin evropian të shqiptarëve", tha kreu i ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail