Ali Ahmeti dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të NTM Leka Zogu I

Tetovë, 30 nëntor 2011 (MIA) - Me rastin e ndarjes nga jeta të NTM Leka Zogu I trashëgimtar i Mbretit Zog, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në emrin e tij personal dhe në emrin e të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të BDI-së, u ka shprehur familjarëve të tij ngushëllimet më të sinqerta.

"Lajmin për ndarjen nga jeta të pretendentit të fronit mbretëror, NTM Leka Zogu I, e pranova me shumë dhimbje dhe hidhërim. NTM Leka Zogu I ka punuar me përkushtim për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë, andaj unë dhë të gjithë bashkëpunëtorët e mi ndajmë dhimbjen me familjen tuaj të nderuar dhe jemi pranë jush në këto çaste të vështira. NTM Lega Zogu do të kujtohet si figurë e rëndësishme në historinë kombëtare nga të gjithë shqiptarët në veçanti për përkushtimin e tij për mbrojtjen dhe promovimin e çështjes shqiptare në rajon. Ndarja nga jeta e NTM Leka Zogu I është një humbje e madhe për familjën dhe për të gjithë shqiptarët, por unë shpreh bindjen që Oborri Mbretëror Shqiptar dhe trashëgimtari NTM Leka II do të vazhdojnë angazhimin e tij të parreshturë në promovimin e vlerave kombëtare me përkushtim edhe më të madh", thuhet në telegram ngushëllimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail