Komunikacioni tokësor, hekurudhor dhe ajror tani për tani pa probleme

Shkup, 6 shkurt 2012 (MIA) - Reshjet e borës që e kapluan Maqedoninë tani për tani nuk shkaktojnë probleme në zhvillimin e  komunikacionet tokësor, hekurudhor dhe ajror.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacion në të gjitha drejtimet rrugore magjistrale dhe  rajonale zhvillohet rrjedhshëm, në kushte dimërore dhe rrugë të lagështa. Për shkak të temperaturave të ulëta në vendet më të larta ka paraqitje të ngricës.

Në qafën malore Strzhë, në krahun Mavrovë-Dibër dhe aksin rrugor Tetovë-Jazhincë prej sot në mëngjes është larguar ndalesa  për automjetet e rënda transportuese.

Sipas informacioneve nga Stacioni hekurudhor, komunikacioni  zhvillohet me vonesa minimale prej rreth 10-minutave, ndërsa nga Stacioni ndërkombëtar i autobusëve gjithashtu kumtojnë se komunikacioni zhvillohet normalisht.

Të hapur për qarkullim janë edhe aeroporti i Shkupit "Aleksandri i madh" dhe aeroporti "Apostol Pavli" në Ohër dhe fluturimet zhvillohen pa vonesë.

Në ditët e ardhshme në Maqedoni do të mbizotërojë moti i vranët dhe reshje të përkohshme të borës. Nesër priten vende vende reshje më intensive të borës dhe paraqitje të ngricës, ndërsa do të fryej erë  verilindore. Temperatura do të lëviz prej minus 9 deri minus 2, ndërsa ajo e ditës  prej minus 6 deri 1 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura minimale do të jetë  prej -9 deri -6, ndërsa ajo e ditës nën zero.

Shtresa e borës në Kozhuf arrin 217 centimetra, në Mavrovë 97, 80 në Kodrën e Diellit, në Lazaropole 77, Kratovë 55, Tetovë dhe Dibër 30, Manastir 17, Prilep 15, Berovë 14, Ohër 10, Kriva Pallankë 9, Shkup 5, Vinicë 3  dhe Strumicë 1 centimetër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail