Helikopterë të ARM-së do të dërgojnë ushqim dhe barëra në fshatrat e bllokuara nga bora

Shkup, 8 shkurt 2012 (MIA) - Armata e Republikës së Maqedonisë sot me helikopterë do të dërgojë ushqim, mjete higjienike dhe barëra në vendet e banuara të cilat nuk kanë qasje për shkak të reshjeve të borës në komunat Sopishtë, Studeniçan dhe Çuçer Sandevë.

Kjo masë, siç njoftoi sot në konferencë për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, doli nga seanca e sotme e Trupit koordinues qeveritar për ballafaqim me gjendjet të cilat dolën nga reshjet e rrëmbyeshme të borës.

"Ushqimi do të jetë nga rezervat e mallrave dhe rezervat e mbrojtjes. Me pako për higjienë personale do të kyçet Kryqi i Kuq, ndërsa Ministria e Shëndetësisë përcaktoi listë të barërave të nevojshme për popullatën", tha Janakieski.

Nëse lejojnë kushtet klimaterike, aksioni do të vazhdojë edhe nesër.

"Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në bashkëpunim me komunat do të aktivizojë kompani ndërtimore të cilat do të kyçen shtesë në pastrimin e rrugëve lokale, ndërsa rrugët magjistrale dhe rajonale janë të kalueshme", theksoi Janakieski.

Ai dërgoi apel deri te vetëqeverisjet lokale që t'i kyçin të gjitha forcat në dispozicion për pastrimin e akseve rrugore lokale. Sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, deri të premten nuk priten reshje më intensive të borës. Borë të re parashikojnë nga e premtja dhe gjatë fundjavës.

"Trupi koordinues do të takohet çdo ditë në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës Qendra për menaxhim me kriza të paktën dy herë në ditë do ta njoftojë opinionin për gjendjet me reshjet në territorin e Republikës së Maqedonisë", njoftoi Janakieski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse planifikohet gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna të caktuara, ai tha se tani për tani nuk ka nevojë, por se Trupi koordinues do ta ndjekë gjendjen çdo ditë.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi dërgoi apel deri te subjektet juridike që ta respektojnë obligimin ligjor për pastrimin e borës para objekteve të tyre dhe deri te komunat dhe qytetarët që të kyçen në aksionin për pastrimin e borës në rrugë.

Nga informacionet e QMK-së, tha Ademi, më të rrezikuara janë rajoni i Shkupit, Prilepit dhe Kumanovës - Likovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail