Zëvendëskryeministri i RM-së Xhaferi ngushëllon familjarët e viktimave dhe institucionet kosovare për tragjedinë në Restelicë

Shkup, 13 shkurt 2012 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, dërgoi telegram ngushëllimi deri te Qeveria e Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi për tragjedinë natyrore që ndodhi në fshatin Restelicë, me ç'rast nga orteku i borës humbën jetën nëntë persona dhe disa tjerë ende janë të ngujuar.

"Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së RM-së dhe Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, popullit të Kosovës dhe drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, me rastin e tragjedisë natyrore që ndodhi në fshatin Restelicë të Sharrit në Kosovë. Populli i Kosovës gjithmonë ka qenë solidar dhe në tragjedi më të mëdha, prandaj shpresojmë se të gjithë në këto raste mund të tregojmë solidaritetin tonë me familjet e fshatit Restelicë. Njëkohësisht, shprehim gatishmëri për ndihmë eventuale në rast  të nevojës edhe pse jemi të bindur në kapacitetin e institucioneve kosovare për tejkalimin e gjendjes së rëndë në këtë rajon.
Në fund, më lejoni edhe njëherë që të shfrytëzojë këtë mundësi të shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave të kësaj tragjedie", thuhet në telegram ngushëllimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail