Kryeministri Gruevski u takua me presidentin shqiptar, Bamir Topi

Shkup, 19 prill 2012 (MIA) - Kryeministri Nikolla Gruevski sot u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Në takimin, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, u theksua kënaqësia nga dialogu intensiv politik, i cili shënon cilësi të re dhe dinamikë në zhvillimin e marrëdhënieve mirëfqinjësore mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i Qeverisë i theksoi prioritetet strategjike të jashtme politike të Republikës së Maqedonisë për integrim në BE dghe NATO, si dhe aktivitetet që po ndërmerren në këtë kontekst.

Dy bashkëbiseduesit, sipas kumtesës, kanë shprehur keqardhje nga ngjarja e paradokohshme tragjike, ku janë vrarë pesë persona në fshatin Smillkovc, me ç'rast kanë theksuar se institucionet duhet të punojnë në gjetjen e kriminelëve dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.

Gjatë takimit u bë fjalë edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, për të cilin, duke i marrë parasysh sfidat të cilat vijnë nga kriza debitore evropiane, ekziston interes i ndërsjellë që të intensifikohet. Në këtë drejtim u nënvizua rëndësia dhe nevoja për intensifikimin e lidhjes rrugore dhe hekurudhore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në pjesën e Korridorit 8.

Gruevski dhe Topi kanë konkluduar se të dy shtetet duhet të vazhdojnë me përkrahjen e ndërsjellë dhe bashkëpunimin në sferat e integrimeve evropiane dhe evroatlantike, me qëllim të përforcimit të mëtejmë të stabilitetit dhe zhvillimit të tërë rajonit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail