Hyriet: Turqia do ta vendosë pranimin e Maqedonisë dhe kandidateve të tjera në samitin në Çikago

Shkup, 14 maj 2012 (MIA) - Gazeta turke Hyriet, duke iu referuar burimeve të diplomacisë turke, shkruan se një nga prioritetet e Republikës së Turqisë në samitin e NATO-s në Çikago do të jetë zgjerimi i Aleancës drejt Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Gjeorgjisë. Sipas gazetës, në samitin në të cilin nuk do të sillet vendim për zgjerimin e NATO-s, Turqia fuqimisht do t'u bëjë thirrje anëtareve të tjera të NATO-s që të mos e ngadalësojnë procesin e zgjerimit dhe të obligohen që në samitin e  ardhshëm të dërgohen ftesa për anëtare të reja.

"Zgjerimi i NATO-s në rajonin e  Ballkanit është shumë me rëndësi për promovimin e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të botës. Akoma ka brengosje se në këtë rajon mund sërish të përforcohen tensionet etnike. Hyrja e NATO-s në rajon mund ta parandalojë këtë", shkruan Hyriet, duke iu referuar një deklarate të një diplomati të lartë turk.

Sipas deklarattës në Hyriet, Turqia i mbështet aspiratat për anëtarësim të të gjitha katër shteteve të cekura. Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Gjeorgjia, të cilat marrin pjesë në samitin në Çikago si partnerë të NATO-s, do të përfaqësohen në takim të veçantë me 28 anëtaret, të paraparë për "NATO-n dhe për vendet aspirante për anëtarësim".

Gazeta përkujton se Maqedonia që moti i ka përmbushur planet e aksionit për anëtarësim dhe nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s për shkak të kundërshtimit të Greqisë. Hyriet shkruan se Maqedonia po punon aktivisht që të tejkalohet kontesti me Greqinë, por se Athina refuzon kompromis dhe vazhdon ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë. Sipas burimit të gazetës, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO duhet të kuptohet si çështje prioritare në samitin në Çikago, dhe do të ndikojë mirë ndaj marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki prej sot po qëndron për vizitë në Turqi. Porposki, krahas takimit me nikoqirin e tij, minsitrin Ahmet Davutogllu, do të pritet nga presidenti turk, Abdullah Gjyl dhe nga kryetari i Kuvendi9t të madh popullor të Turqisë, Xhemil Çiçek. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të ketë takim edhe me minsitrin për çështje evropiane, Egemen Bagish, si dhe me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të madh popullor, Vollkan Bozkir.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail