Anketë: Greqia meriton të dëbohet nga NATO-ja për shkak të sjelljes ndaj Maqedonisë

Uashington, 16 maj 2012 (MIA) - Greqia është vend anëtar i NATO-s  e cila ka mundësi më të mëdha të dëbohet nga Aleanca, edhe atë për shkak të sjelljes së saj ndaj Maqedonisë dhe ndaj Turqisë,  tregoi anketa e Këshillit Atlantik të SHBA-së dhe revistës Foreinë Polisi.

Të dy institucionet me renome kanë anketuar 60 shefa të shquar të shteteve,  ministra të mbrojtjes  dhe punëve të jashtme, kongresistë amerikan dhe drejtorë të shërbimeve për zbulim. Në pyetjen cilin shtetet do ta dëbonit prej NATO-s, Greqia ka fituar  bindshëm, me 18  vota,  në vendin e dytë  është Hungaria  me  pesë vota, më pas Turqia me katër vota dhe Islanda me tre, ndërsa 22 të anketuarit janë prononcuar se të gjitha vendet anëtare të NATO-s  duhet të mbeten në Aleancë.

Si arsye për shkak të cilës do ta dëbonin Greqinë nga NATO-ja, të anketuarit e kanë theksuar sjelljen  greke ndaj Maqedonisë dhe ndaj Turqisë,  si  dhe "egoizmin e pakufizuar dhe sjelljen jokorrekte". Nga ana tjetër, në pyetjen cili shtete duhet të bëhet anëtare e NATO-s  Maqedonia është e dyta,. Para saj, është vetëm Suedia neutrale me 13 vota, Maqedonia ka gjashtë, ndërsa vijojnë Australia, Gjeorgjia dhe Ukraina me pesë vota.

Nga pyetjet tjera  të anketës(http://www.acus.org/event/atlantic-councilforeign-policy-survey-future-nato), të anketuarit si sfidë më të madhe e kanë përmendur krizën ekonomike, e më pas nacionalizmin dhe ndarjet e brendshme në NATO. Të gjithë të anketuarit janë prononcuar se  NATO duhet të vazhdojë të ekzistojë  dhe se SHBA duhet të mbeten anëtare  të Aleancës. Vetëm 10 e kanë mbështet idenë edhe Rusia të bëhet anëtare, derisa 19 kanë lënë atë mundësi për të në të ardhmen.

Intervenimet në Bosnjë dhe Kosovë të anketuarit i kanë vlerësuar  si më të suksesshme, derisa lufta në Afganistani ëahtë vlerësuar si më pak e suksesshme në aksionet që NATO  i ka ndërmarrë. Në pyetjen nëse shtetet anëtare evropiane të NATO-s kanë mundur ta kryejnë operacionin në Libi vetë,  pa ndihmën e SHBA, 48 të anketuarit janë përgjigjur  "jo" me vetëm 11 përgjigje pozitive.

Mes të anketuarve janë presidenti i Estonisë Tomas Henrik Ilves, ish presidenti i Polonisë Aleksnader Kvashnjevski,  ministri lituan i Mbrojtjes Rasa Jukneviçinie, senatori Riçard Lugar, ish kongresisti  Xhim Kolbi, ish ministri bullgar i Mbrojtjes Bojoko Noev,  eurodeputetët Joan Mirçea Pasku  dhe Ana Marija Gomes, analistët  Daniel Server dhe Seli Meknamara dhe të tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail