Mbështetje turke për Maqedoninë para samitit në Çikago

Shkup, 16 maj 2012 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në një intervistë për gazetën turke "Hyriet", thotë se kundërshtimi grek i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pas aktvendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, nuk është më vetëm e paarsyetuar, por edhe joligjor.

"Pas aktvendimit, tani më nuk ka logjikë që Maqedonia të mbahet jashtë  NATO-s. Shpresoj se do të gjindet zgjidhje në drejtim të arsyeshëm. Siç pamë, Greqia në situata të vështira është e aftë që të sjellë disa vendime shumë joracionale", thotë Poposki për "Hyriet".

Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu, i cili dje u takua me Poposkin, në pres-konferencë të përbashkët në Ankara deklaroi se Turqia e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë si një hap i cili do të kontribuojë ndaj stabilitetit të tërë rajonit.

"Ne konsiderojmë se stabiliteti, paqja dhe prosperiteti i Maqedonisë janë bazë për paqe dhe stabilitet të Ballkanit. Turqia e njeh Maqedoninë nën emrin kushtetues. Pengesat artificiale të vendosura para rrugës së Maqedonisë ndaj anëtarësimit në NATO, duhet të tejkalohen sa më shpejtë që është e mundur. Shpresojmë se Maqedonia do të vazhdojë të japë shembull si qendër e kulturave të ndryshme, grupeve etnike dhe religjioneve. Ne nuk kemi kufi me Maqedoninë, por e konsiderojmë Maqedoninë si më të afërt se fqinj", deklaroi Davutoglu pas takimit me ministrin Poposki.

Paraprakisht, gazeta "Hyriet", duke iu referuar një burimi diplomatik anonim turk, paralajmëroi se në Çikago, Turqia në mënyrë të fuqishme do të përpiqet për pranim të të gjitha vendeve të cilat janë të gatshme për anëtarësim, duke i përmendur Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Gjeorgjinë.

Si qëllim i diplomacisë turke, "Hyriet" njofton se përderisa në Çikago nuk ka zgjerim, duhet të merret obligim që vendet e gatshme anëtare të pranohen në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Ministri Poposki dërgoi falënderim për mbështetjen e sinqertë që Turqia pa rezervë dhe në kontinuitet e manifeston ndaj Maqedonisë, duke shfaqur shpresë se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me çka si drejtim kryesor u potencua mundësia për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të produkteve të Maqedonisë në tregun turk.

I përbashkët ishte konstatimi se këmbimi tregtar, i cili për momentin arrin rreth 400 milionë dollarë, është i nevojshëm që dhe më tej të rritet me projeksion që së shpejti të arrihet edhe numri prej një miliardë dollarë. Dy ministrat e nënshkruan Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë për kushtet e udhëtimit të shtetasve të dy vendeve.

Ministri Poposki në Turqi u takua edhe me kryetarin e Kuvendi të madh popullor të Turqisë, Xhemil Çiçek. Çiçek gjithashtu tregoi mbështetje të fuqishme për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Diaspora e bashkuar e Maqedonisë paralajmëroi se ministri Davutoglu, gjatë kohës së samitit në Çikago, do të qëndron në gala mbrëmjen, në të cilën do t'i dorëzohet karta Mik i Maqedonisë.

"Kemi kënaqësi që ministri Davutoglu do të merr pjesë në gala mbrëmjen në nder të presidentit Gjorge Ivanov. Si ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoglu pa u lodhur ka punuar që të forcohen marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Maqedonisë. Ky është partneritet kyç strategjik për të dyja vendet, i cili e promovon stabilitetin dhe sigurinë në Evropën Juglindore dhe në bashkësinë e shteteve anëtare të NATO-s", deklaroi Stojan Nikollov nga Diaspora e bashkuar e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail