Shteti jep me qira 8.703 hektarë tokë bujqësore

Shkup, 28 maj 2012 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot publikoi shpallje për dhënie me qira të mbi 8.703 hektarë tokë bujqësore në pronësi shtetërore deri në 10 hektarë.

Toka e shpallur është në 18 rajone në vend, Kumanovë, Vallandovë, Radovish, Berovë, Kriva Pallankë, Krushevë, Prilep, Dellçevë, Probishtip, Manastir, Resnjë, Kërçovë, Gjevgjeli, Sjën Nikollë, Veles, kavadar, Kisella Vodë dhe në komunën Makedonski Brod.

Çmimi fillestar për një hektar vërtetohet varësisht nga klasa kadastriale dhe vendpozicioni i tokës dhe ajo arrin 25 euro në kundërvlerë të denarit për tokën bujqësore prej 1 deri më 4 klasë kadastriale dhe 15 euro në kundërvlerë të denarit për tokë bujqësore prej 5 deri në 8 klasë kadastriale. Çmimi fillestar i tokës bujqësore që ndodhet në zona malore, për tokë prej 1 deri më 4 klasë kadastriale arrin 15, ndërsa për tokë prej 5 deri në 8 klasë është 5 euro për një hektar.

Kohëzgjatja e marrjes me qira për të cilën jepet tokë për ngritje të ullishteve është për periudhë deri në 50 vjet, për ngritje të mbjellave shumëvjeçare (vreshtë, pemëtari, kulpër) dhe serrë deri në 30 vjet, sa arrin edhe kohëzhjatja e marrjes me qira për kryerje të aktiviteteve sportive-rekreative dhe turizmi rural. Deri në njëzet vjet është kozgjatja për marrjen me qira të tokës bujqësore shtetërore për rezervoar peshqish, ndërsa deri 15 vjet për kuëtivimin e kulturave tjera bujqësore dhe lëndinave.

Të drejtë për pjesëmarrje në shpalljen publike kanë personat fizikë dhe personat juridikë dhe persona juridikë të huaj.

Në sjhpalljen konform kritereve të definuara, nuk mund të marrin pjesë personat, të cilët nuk i kanë paguar detyrimet në bazë të qirasë pas marrëveshjeve të lidhura paraprakisht për marrje me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, personat juridikë për të cilët është hapur procedurë falimentuese, si dhe organizatat joprofitabile.

Hapja e ofertave do të jetë publike në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në rr. Brigada  e tretë maqedonase-ndërtesë në Makedonia Tabak, më 19 qershor në orën 10 për rajonet Kumanovë, Vallandovë, Radovish, Berovë, Kriva Pallankë dhe Krushevë, më 20 qershor në orën 10 në rajonet  Probishtip, Prilep, Dellçevë, Manastir, Resnjë  dhe Kërçovë dhe më 21 qershor gjithashtu në ora 10 edhe për rajonet e Gjevgjelisë, Shën Nikollës, Velesit,  Kavadarit, Kisealla Vodës dhe Makedsonki Brodit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail