Maqedonia nikoqire e takimit për digjitalizim të vendeve në EJL

SHkup, 5 qershor 2012 (MIA) - Këmbimi i përvojave dhe përgatitjet për kalimin nga transmetimi analog në atë digjital, që në Maqedoni duhet të funksionojë prej 1 qershorit të vitit të ardhshëm, janë pjesë e diskutimit të takimit të tretë teknik të projektit DigiTV për promovim të digjitalizimit në shtetet e Evropës Juglindore, nikoqir i të cilave prej sot është Këshilli për radiodifuzion i Maqedonisë.

Përfaqësues të trupave rregullator nga radiodifuzioni nga Maqedonia, Sllovenia, Italia, Austria, Hungaria, Kroacia, Serbia, BeH-ja, Mali i Zi, ... referojnë për rrjedhën e deritnaishme të projektit Digi - TV, i cili është financuar nga fondet parainkuadruese të BE-së. Buxheti për implementim në Maqedoni është 72.000 euro, ndërkaq duhet të përfundohet deri në prill të vitit të ardhshëm.

"Mediumeve të cilat me kohë do t'i adaptohen mjedisit të ri multiplatformik u është garantuar ardhmëria digjitale, por mediumet të cilat nuk do ta bëjnë atë me kohë do të mbeten në margjinat e zhvillimit", theksoi në hapjen e takimit minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës, Ivo Ivanovski.

Ai theksoi se procesi i digjitalizimit merr vend qendror janë zhvillimin e mediumeve të reja dhe shërbimeve mediale. Në atë proces, siç tha, në Maqedoni janë zbatuar shumë aktivitete. Me para nga Buxheti po financohet ndërtimi i DVB-T rrjetit dedikuar për emetim të programeve të servisit publik. Rrjeti është në fazën e ndërtimit dhe duhet të prëfundojë deri në vitin 2013. NP "Radiodifuzioni i Maqedonisë" nga fundi i vitit të kalaur filloi në mënyrë digjitale t'i emetojë programet e servisit publik. ka filluar, theksoi Ivanovski, reforma e tërësishme dhe transformimi në punën e NP RTM. Në rrjedhë është furnizimi i pajisjes së re HD të sofistikuar dhe të dy automjeteve për reportazhë për transmetime të reja.

Sipas Ivanovskit, Qeveria me mjete nga Buxheti për 40.000 deri 50.000 familje të rrezikuara sociale do t'i mbulojë shpenzimet për furnizim të set ap bokseve të cilat duhet të instalohen në TV marrësit në mënyrë që të sigurohet pranimi digjital. NP RDM ka obligim prej 1 qershorit të vitit të ardhshëm të sigurojë emetim pa pagesë digjital në televizionet nacionale dhe rajonale komerciale. Me qëllim të sigurimit të digjitalizimit të televizioneve komerciale, AKE tashmë shpalli konkurs për ndarjen e tre operatorëve multipleks të cilët duhet të ndërtojnë DVB-T rrjetin dhe prej qershorit të vitit 2013 të fillojë t'i transmetojë televizionet komerciale nacionale dhe rajonale.

Sipas drejtorit të AKE-së,  Robert Ordanovski, Maqedonia është lider në procesin e digjitalizimit në EJL, që do të realizohet me kohë me beneficione për shfrytëzuesit e televizionit, telefonisë dhe internetit me spektër të gjerë.

Ai pohon se set ap bokset që duhet t'i furnizojnë qytetarët nuk do të jenë shpenzim i madh duke pasur parasysh se çmimi i tyre ishte rreth 400 denarë. Për procesin e digjitalizimit AKE-ja rregullisht ka mbajtur takime edhe me katër televizionet nacionale, 10 loakle të Shkupit dhe 47 lokale.

Me aktivitete të veta në këtë proces është kyçur edhe Këshilli për radiodifuzion. Në rrjedhë është hulumtimi për nivelin e vetëdijes publike për vendosjen e transmetimit digjital televiziv. Ajo duhet të japë imazh të përgjithshëm për gatishmërinë e populaltës për pranim të sinjalit digjital televiziv, si dhe për vjetërsimin e TV marrësve dhe mundësive të tyre teknike për shfaqjen e fotografisë me rezolucion standard apo të lartë. KRD, paralajmëroi, në vjeshtë do të zbatojë fushatë për edukim të popullatës, ndërsa tashmë janë përgatitur doracakë dhe udhëzime për tërë procesin dhe janë shoqëruar deri tek institucionet kompetente, informoi kryetari i KRD-së, Zoran Trajçevski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail