Maqedonia nikoqire e Olimpiadës juniore ballkanike në informatikë

Shkup, 10 gusht 2012 (MIA) - Maqedonia prej sot e deri më 15 gusht do të jetë nikoqire e Olimpiadës juniore ballkanike në informatikë (OJBI), si vend-anëtar i Iniciativës ballkanikë për informatikë.

Olimpiada, e organizuar nga Shoqata e informaticientëve të Maqedonisë, mbahet në Ohër dhe Shkup. Nxënës nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Kroacia do t'i tregojnë dijet e tyre në informatikë, gjegjësisht në programim. Do të garojnë në zgjidhjen e problemeve algoritmike në dy ditë garim. Çdo vend merr pjesë me një ekip, i cili përbëhet nga 4 garues, një lider dhe një zëvendës lider i ekipit.

Sipas kryetarit të Shoqatës së informaticientëve të Maqedonisë Mile Jovanov, pjesëmarrësit të cilët do të arrijnë rezultate të rëndësishme në olimpiadë fitojnë mundësi që falas të studiojnë në universitetet më prestigjioze në botë.

"Rezultatet e mira të garuesve të Maqedonisë në garat internacionele janë prezantim i shkëlqyeshëm i Maqedonisë si vend me potenciale të mëdha njerëzore në sferën e informatikës", deklaroi Jovanov.

Shoqata e informaticientëve të Maqedonisë e organizon olimpiadën me mbështetje të Agjencisë për komunikime elektronike, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail