Ministri Besimi dhe shefi i SHM të ARM-së Kotevski në kros kantri vrapim në kuadër të "20 vjet ARM"

Shkup, 11 gusht 2012 (MIA) - Në Plazhin e qytetit - skela e Vardarit te Stadiumi ushtarak, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi dhe shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral-major Goranço Koteski e kanë hapur garën në kros-kantri vrapim në pesë kilometra në konkurrencë për meshkuj dhe tre kilometra në konkurrencë për femra.

Në krosin, i cili është në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatëmadhorisë së ARM-së, u mbajt me rastin e 18 Gushtit - Ditës së ARM-së dhe jubileut "20 vjet ARM", morën pjesë garues nga të gjitha njesitë e ARM-së.

Në konkurrencë të femrave në kros kantri vrap në tre kilometra, vendin e parë e fitoi prof. ushtari Verica Paraskova nga batalioni i Policisë ushtarake, respektivisht nga Komanda e bashkuar operative (KBO), vendin e dytë e fitoi togeri më i vjetër Irena Lekoska nga Regjimenti i operacioneve speciale (rOS) dhe vendin e tretë togeri vesna Trajkovska, po ashtu nga rOS. 

Në konkurrencë të meshkujve në kros kantri vrap në pesë kilometra vendin e parë dhe të dytë e fituan pjesëtarë të rOS-së, respektivisht kapiteni Igor Jakimovski dhe prof. ushtari Igor Cvetanovski, ndërsa vendin e tretë e fitoi prof. ushtari Dobre Kuzmanovski nga KBO. 

Çmimet në konkurrencë ekipore dhe individuale, janë ndarë në Stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup.

Me rastin e njëjtë sot u mbajt edhe gara në vrap malor në 12 kilometra, me fillim në rrugën magjistrale Kërçovë - Ohër, ndërsa caku është paraparë të jetë në Malin Sllavej. Garën në vrapim malor e hapi zëvendësi i SHM të ARM-së, gjeneral-majori Naser Sejdini, ndërsa do të marrin pjesë pjesëtarë të ARM-së nga të gjitha njësitë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail