Zëvendëskryeministri Xhaferi dhe ministri Besimi vizituan varrezat e dëshmorëve në Sllupçan të Likovës

Likovë, 13 gusht 2012 (MIA) - Me rastin e 11 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjesë së Ohrit, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga zëvendëskryetari i Qeverisë Musa Xhaferri, si dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Xhelal Bajrami, sot kanë vendosur kurora lulesh në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatinë Sllupçan të Komunës së Likovës.

"Sot,  është 13 gushti dhe e gjithë vëmendja dhe përkushtimi do të drejtohen këtu në Sllupçan. Ne e zgjodhëm si vendin më simbolik, për arsye se dëshmorët që dhanë gjakun, janë më meritorët që u arrit paqja dhe po garantohet interesi ynë kombëtar shqiptar dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që sot të përkujtojnë kujtimin e tyre dhe të  ndërgjegjësohen për të realizuar amanetet në interesin tonë kombëtar demokratik, që të përparojë vendi dhe të integrohemi në strukturat e NATO-s dhe BE-së, aty ku janë popujt e civilizuar dhe të përparuar. Lavdi të gjithë dëshmorëve, lavdi veprës së tyre", theksoi zëvendëskryeministri Xhaferi para të pranishmëve.

Ndryshe, me rastin e 11 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, sot në Muzeun e Arteve Bashkëhore në Shkup zëvendëskryeministri Xhaferri organizon pritje solemne.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail