Reagim i Ministrisë së Mbrojtjes rreth ngjarjes për Sllupçanin

Shkup, 14 gusht 2012 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë ka lëshuar një kumtesë për media në lidhje me disa zëra të cilët reaguan për shkak të vendosjens së kurorës së luleve tek varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan nga ana e oficerëve të ARM-së.

Ministria e Mbrojtës së kumtesën më shkrim thotë se veprimi i oficerëve të Armatës do të kontribuojë në procesin e pajtimit i cili është i domosdoshëm për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.

Ky akt, nënvizohet është vendim politik që është në pajtim të plotë me Ligjin për mbrojtje dhe nuk është në kundërshtim me asnjë dispozitë ligjore.

"Për dikë mbase e kontestueshme ishte edhe përkulja e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Besimi, përpara përmendores së pjesëtarëve të vrarë të ARM-së, por ai vendosi t'i nderojë ata sepse kjo është detyrë e tij si ministër i Mbrojtjes së Maqedonisë dhe beson se pajtimi dhe jeta e përbashkët janë e ardhmja e vetme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë", thuhet në reagimin e MM-së.

"Pajtimet janë të njohura në historinë e shteteve të BE-së dhe paraqesin kontribut në ndërtimin e paqes përmes respektimit dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë, siç është rasti me Gjermaninë dhe Francën, Britaninë e Madhe dhe anëtareve të tjera të BE-së, NATO-s dhe të botës", qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail