Takim i Besimit me ish ministrat e Mbrojtjes dhe shefat e Shtatmadhorisë

Shkup, 15 gusht 2012 (MIA) - Formacioni i ri i ARM-së, progresi në integrimet euroatlantike - anëtarësimi në NATO, misionet paqëruajtëse dhe modernizimi i Armatës, ishin temat në të cilat u debatua në takimin e sotëm joformal të ministrit aktual të Mbrojtjes Fatmir Besimit me ish ministrat e Mbrojtjes dhe shefat e Shtatmadhorisë të ARM-së si pjesë e aktiviteteve në suaza të shënimit të jubileut "20 vijet ARM":

Bashkërisht është konkluduar se është e nevojshme që takimet e tilla të mbeten vjetore tradicionale në interes të mbrojtjes së Maqedonisë.

Edhe pse të ftuar, në takimin nuk u paraqitën ish ministri i Mbrojtjes Zoran Konjanovski dhe ish shefi i Shtatmadhorisë të ARM-së dhe këshilltari aktual në Shtatmadhorinë, gjenerali Mirosllav Stojanovski.

Ministri Besimi i ka informuar kolegët e tij të mëparshëm për aktivitetet e planifikuara për shënimin e "20 vjet ARM" dhe Ditës së ARM-së - 18 gusht gjegjësisht për akademinë e nesërme solemne në Shtëpinë e ARM-së dhe ceremoninë në kazermën "Ilinden".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail