Ivanov: ARM-ja të mos keqpërdoret për qëllime politike dhe partiake

Shkup, 15 gusht 2012 (MIA) - Lidhur me ngjarjen e fundit në Sllupçan, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, pas marrjes së informatave relevante nga institucionet kompetente, vlerëson se nuk janë respektuar rregullat dhe procedurat institucionale.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë kërkon prej të gjithë faktorëve të mos e keqpërdorin Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe përdorimin e uniformës së armatës për qëllime politike, partiake apo çfarëdo qëllime të tjera.

Siç qëndron në kumtesën e sotme nga Kabineti, presidenti Ivanov ka kërkuar nga kompetentët zbardhjen e rastit dhe konfirmimin e ekzistimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

"Personat e uniformuar në shoqërim të Ministrit të Mbrojtjes, nuk janë në përbërjen e formacionit të Armatës të Republikës së Maqedonisë, por anëtarë të Kabinetit të ministrit" qëndron në kumtesën nga Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail