Ndërroi jetë Arbën Xhaferi (PLT)

Shkup, 15 gusht 2012 (MIA) - Sot pasdite ndërroi jetë Arbën Xhaferi, kryetar i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), i cili gjendej në shërim në Klinikën për neurologji.

Siç njoftoi prof.dr. Vlladimir Mirçevski, neurokirurg nga Klinika për neurologji, Xhaferi ka ndërruar jetë pasdite si pasojë e sulmit në tru që e përjetoi para një jave.

"Xhaferi vdiq sot në ora 15 e 50 minuta edhe krahas të gjitha masave të ndërmarra", deklaroi Mirçevski.

Ai u hospitalizua javën e kaluar në Klinikën për neurologji.

Arbën Xhaferi u lind më 24 janar të vitit 1948. Para se të fillonte me politikë, ishte kryeredaktor i Programit Kulturor të Radiotelevizionit të Kosovës deri në vitin 1990.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai në vitin 2007, pas 12 vitesh udhëheqje të PDSH-së, udhëheqjen e kësaj partie ia la Menduh Thaçit.

Xhaferi ishte një ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Republikën e Maqedonisë.

Ndërkaq, nesër në ora 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet mbledhje komemorative, kurse kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në ora 13.30 për në varrezat e qytetit të Tetovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail