Lideri BDI-së Ali Ahmeti u dërgoi telegramë ngushëllimi familjes Xhaferi dhe PDSH-së

Tetovë, 15 gusht 2012 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u dërgoi telegram ngushëllimi familjes Xhaferi dhe Partisë Demokratike Shqiptare me rastin e vdekjes së kryetarit të nderit të kësaj partie, Arbër Xhaferi.

"Me keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të respektuar, Arbër Xhaferit. Gjatë tërë këtyre viteve ka pasur situata jo të lehta me të cilat jemi përballur duke filluar që në ditët e luftës së popullit tonë për liri, që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, e deri në këto ditë të implementimit të saj. Ka pasur gjëra për të cilat jemi pajtuar, por edhe shumë gjëra për ë cilat kemi pasur qëndrime të ndryshme, por ajo të cilës i jemi përmbajtur gjithnjë, ka qenë niveli njerëzor i komunikimit tonë personal dhe politik. Duke u bazuar në këto vlera, konsideroj se largimi nga kjo jetë e Arbër Xhaferit, është një humbje për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Prandaj me lejoni që në emrin tim personal, por edhe në emër të subjektit që unë përfaqësoj të Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta", thuhet në telegram ngushëllimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail