Sot bëhet varrimi i Arbën Xhaferit

Tetovë, 16 gusht 2012 (MIA) - Sot do të bëhet varrimi i ish liderit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi, i cili vdiq në orët e pasditës të së mërkurës.

PDSH-ja bëri të ditur se mbledhja komemorative do të mbahet në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 13.30 për në varrezat e qytetit.

Xhaferi një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, njihej për qëndrimet e tij radikale veçanërisht për kërkesat e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Ai vdiq në moshën 64 vjeçare si pasojë e një sulmi të hemorragjisë cerebrale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail