Akademi solemne me rastin 20 vite ARM

Shkup, 16 gusht 2012 (MIA) - Sonte në Shtëpinë e ARM-së do të mbahet akademi solemne me rastin e jubileut 20 vite nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Në akademi do të marrin pjesë presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral majori, Goranço Koteski, ministra të Qeverisë, ish ministra të mbrojtjes dhe shefa të SHM të ARM-së, deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetarë të komunave, ambasadorë, atashe ushtarak, përfaqësues të lartë ushtarak të akredituar në vend, delegacione nga Forcat e armatosura të Republikës së Turqisë dhe Gardës nacionale të shtetit federal amerikan Vermont.

Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim dhe me rastin e jubileut do t'i dekorojë me Dekoratën për merita ushtarake gjeneralin në pension, Mitre Arsovski, Regjimentin për operacione të posaçme të ARM-së, Gardën nacionale të Vermontit dhe Akademinë ushtarake turke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail