Jahjaga dërgon telegram ngushëllimi familjes Xhaferi

Prishtinë, 15 gusht 2012 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Xhaferi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, politikanit të njohur shqiptar, Arbën Xhaferi.

Në telegram pos tjerash, thuhet: “Intelektuali dhe politikani Arbën Xhaferi ka dhënë një kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare e sidomos në krijimin dhe udhëheqjen e politikës së shqiptarëve në Maqedoni.

Vdekja e tij do të lë boshllëk të madh jo vetëm për ju si familjarë dhe për bashkëpunëtorët e tij në subjektin politik që e themeloi dhe me të cilin qëndroi i lidhur gjithë këto vite, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan qëndrimin e tij politik”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail