Berisha: Kontributi i Xhaferit, trashëgimi e çmuar në emancipimin kombëtar

Tiranë, 16 gusht 2012 (MIA) - "Me ndarjen nga jeta të Arbër Xhaferrit, bota e mendimit dhe elita politike e kombit, humbën njërin prej personaliteteve më të shquara të dekadave të fundit", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Kryeministrit Sali Berisha, për ndarjen nga jeta të Arbër Xhaferit.

Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, në mesazhin e tij të ngushëllimit, Kryeministri Berisha thekson se, "vlerat dhe kontributi thelbësor i Arbër Xhaferit janë një trashëgimi tejet e çmuar në emancipimin kombëtar dhe shoqëror të kombit tonë, që meritojnë mirënjohjen e thellë të të gjithë shqiptarëve, për sot dhe brezat që vijnë".

Berisha thekson se, ndarja nga jeta e udhëheqësit politik, të urtë dhe vizionar, themeluesit dhe Presidentit të Nderit të PDSH-së, avokatit të vendosur të shqiptarëve në Maqedoni, dhe çështjes shqiptare në tërësi, është lajm që sjell pikëllim të thellë dhe trishtim të madh tek miqtë e tij dhe mbarë shqiptarët.

"Duke ndarë me ju dhimbjen e thellë, pikëllimin e madh për Arbërin tuaj të dashur, mikun tonë të çmuar, liderin, politikanin, parlamentarin, studiuesin që i përkushtoi jetën, mendjen dhe të gjitha energjitë e tij mbrojtjes së lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni dhe kudo në rajon, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem së bashku me ju, që shpirti i madh i Arbër Xhaferrit të gjejë paqen e merituar dhe vepra e tij e ndritur, të frymëzojë shqiptarët, për të shndërruar në realitet, idealet e tij fisnike, njerëzore dhe kombëtare", përfundon mesazhi i Kryeministrit Berisha.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail