RDK i dërgon telegram ngushëllimi familjes Xhaferi

Shkup, 16 gusht  2012 (MIA) - "Me keqardhje dhe pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të politikanit Arbën Xhaferri. Në këto momente të dhimbjes për familjen Xhaferi, Rilindja Demokratike Kombëtare ndan pikëllimin me familjarët e të ndjerit duke vlerësuar se mungesa e tij në skenën politike shqiptare në Maqedoni do të jetë evidente", thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit të RDK-së.

Arbën Xhaferin, shqiptarët gjithmonë do ta mbajnë mend si një  politikan dhe njeri me ndikim në rrjedhat politike shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë.

Sfidat e politikës shqiptare në Maqedoni që ishin motiv dhe përkushtim i angazhimit të Arbër Xhaferrit në politikë, janë sot po aq aktuale sa edhe në kohën kur Arbën Xhaferi u inkuadrua aktivisht në politikën shqiptare në Maqedoni.  

"Me këtë rast, në emrin tim personal dhe në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, anëtarëve të familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail