Solemnitet me rastin e ditëlindjes së 20-të të ARM-sëShkup, 17 gusht 2012 (MIA) - Me rastin e shënimit të 18 Gushtit - Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, presidenti i shtetit dhe Komandant suprem, Gjorge Ivanov sot do ta presë personelin kyç dhe pjesëtaret e ARM-së të cilët e kryejnë obligimin në misionin ISAF në Afganistan dhe në misionin ALTEA në BeH.
Siç paralajmëroi kabineti i tij, Ivanov do të realizojë edhe lidhje video-konferenciale me kontingjentet e ARM-së të cilëve personalisht do t'ua urojë 20-vjetorin jubilar të ARM-së.
Në kuadër të festimit të jubileut, është paraparë rreshtim solemn i të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e ARM-së para ndërtesës së Ministrisë me ç'rast do të mbajnë fjalim ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral major Goranço Koteski. Në rreshtim do të marrin pjesë udhëheqësit e MM-së, shefat e njësiteve organizative në SHM-në e ARM-së, të punësuarit në MM dhe SHM-në e AMR-së, si dhe gjeneralët e pensionuar dhe ish pjesëtarët e tyre.
Në solemnitet do të lexohen urdhra për avancim, dorëzimin e plaketave, distinktivëve dhe falënderimeve me rastin e jubileut "20 vjet ARM" për pjesëtarët e MM dhe SHM-së së ARM-së, familjeve të pjesëtarëve të ARM-së të cilët kanë humbur jetën dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm, si dhe masa stimuluese me rastin e Ditës së ARM-së.
Në kazermën "Ilinden", në Shkup, sonte do të bëhet qitje artilerike nderi me qitjen e 10 plutonëve nga armët artilerike, nga ana e njesitit të batalionit artilerik të ARM-së. Në qitjen e nderit, do të gjuhen edhe fishekzjarre.
|