Besimi: Do të krijojmë armatë moderne

Shkup, 16 gusht 2012 (MIA) – Ministri i Mbrojtjes Besimi mbrëmë në Shtëpinë e ARM-së në Akademinë solemne me rastin e 20-vjetorit jubilar nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë dha përqëndrim në proceset reformuese në ARM me të cilat ajo u bë institucion i lartë profesional dhe i respektuar jo vetëm midis partnerëve jashtë por edhe midis qytetarëve të saj në RM, si dhe të asaj që do të pasojë, ndërsa ajo është vazhdimi i reformave në të ardhmen dhe modernizimi i saj.

"Do të krijojmë armatë moderne e përkushtuar ndaj paqes dhe armatës më të afërt me qytetarët, armatë me profesionalizëm të lartë, multietnike dhe armatë e cila është e njohur ndërkombëtarisht. Do të punojmë në tre shtylla - prioritete: Maqedonia në planin ndërkombëtar të jetë plotësisht e gatshme për anëtarësim në NATO, në planin shtetëror ARM-ja të jetë garancë e paqes dhe stabilitetitm në nivel të armatës të bëjmë armatë e cila do të jetë prestigjioze, me profesionalizëm të lartë dhe moderne, ndërsa ushtarë me standard dinjitoz. Jemi të përkushtuar në modernizimin dhe pajisjen e Armatës duke shfrytëzuar koncepte të reja si 'mbrojtje e mençur', zhvillim i menaxhmentit profesional, bashkëpunimin rajonal dhe integrimet euroatlantike. Për këtë gjithsesi duhet të ballafaqohemi me sfidat - kriza ekonomike globale, resurset e kufizuara për zhvillim dhe arritje të këtyre qëllimeve të Armatës", tha Besimi.

Ai dëshiroi që flamuri i Maqedonisë së shpejti, tashmë vitin e ardhshëm të valëvitet para selisë së Aleancës Veriatlantike në Bruksel.

Armata e Republikës së Maqedonisë, si shtyllë kryesore e pavarësisë tonë, në 20 vitet e kaluara tregoi kapacitet dhe zhvillim të vazhdueshëm në shoqëri dhe i solli afirmim të plotë Republikës së Maqedonisë dhe si Komandant suprem i forcave të armatosura, ju bind se ARM, ka qenë dhe do të mbetet garanci e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë. Profesionalizimi i saj, mbetet nxitëse kryesore në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në familjen Veriatlantike të popujve që është përcaktimi ynë strategjik.

Këtë mbrëmë në Shtëpinë e ARM-së e theksoi presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, në fjalimin në Akademinë solemne me rastin e 20-vjetorit jubilar nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë në të cilën mori pjesë ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral major Goranço Koteski, ministra në Qeveri, ish ministra të Mbrojtjes dhe shefa të SHM-së së ARM-së, ambasadorë, atashe ushtarakë dhe delegacione të Forcave të armatosura të Republikës së Turqisë dhe Gardës kombëtare të shtetit federal amerikan Vermont.

"Qëllimet tona strategjike mbeten të pandryshueshme dhe të përcaktuara qartë me konsensusin e përgjithshëm. Shoqëria multietnike, multigjuhësore dhe multifetare e Maqedonisë është e drejtuar natyrshëm drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Prandaj, mbetemi të përkushtuar në obligimet e ndërmarra me partnerët tanë të NATO-s në pajtim me interesat tona kombëtare dhe shtetërore", tha shefi i shtetit.

Sipas tij, ekzistimi 20-vjeçar i Armatës së Republikës së Maqedonisë, mund të sublimohet në tre fjalë - patriotizëm, vazhdimësi dhe profesionalizëm.

Ai e lavdëroi Armatën në ruajtjen e shkallës së lartë të gatishmërisë ushtarake dhe profesionizmit të treguar në ballafaqimin me të gjitha sfidat në shtetin tonë dhe më gjerë, veçanërisht duke e nënvizuar ballafaqimin me krizat e sigurisë në vend, si dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare të kryesuara nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Duke u përqendruar në aspiratat për anëtarësim në NATO, ai theksoi se forma është e rëndësishme, por, më e rëndësishme është esenca dhe se nga anëtarësimi formal më e rëndësishme është arritja e vlerave, standardeve dhe kritereve.

Si lidership i përgjegjshëm, ai e theksoi edhe përkushtueshmërinë e vazhdueshme që t'u mundësohen kushte për jetë dinjitoze dhe punë cilësore të pjesëtarëve të ARM-së, si institucion në të cilin qytetarët e Maqedonisë, nënvizoi, kanë besim dhe respekt jashtëzakonisht të madhe.

Shefi i SHM të ARM-së gjeneral majori Koteski krahas për rrugën të cilën e kaloi Armata që nga themelimi, foli edhe për arritjet e saj. Nënvizoi se kjo armatë e re, e vogël, e trajnuar dhe e guximshme mori pjesë me 3.000 paqeruajtës në misionet paqesor të kryesuara jo vetëm nga NATO, por edhe nga BE-ja dhe KB-ja.

Ivanov njoftoi se ka marrë vendim dhe të gjithë pjesëtarëve të ARM-së të cilët gjatë 20 viteve të kaluara i kanë dhënë jetat e tyre gjatë kryerjes së obligimeve ushtarake dhe pjesëmarrjes në misionet paqesore, pa vdekjes t'i dekorojë me Medalje për guxim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail