Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i vetmi që ftohet nga Kosova në manifestimin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë

Shkup, 11 shtator 2012 (MIA) - Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në manifestimet që janë organizuar me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Lideri i BDI-së, gjatë qëndrimit në Prishtinë, siç thuhet në kumtesën nga Kabineti i tij, ka realizuar disa takime dypalëshe në atmosferë miqësore dhe festive me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Riker, me komesionerin për zgjerim të KE-së, Shtefan Fyle, diplomatin Frank Uizner, shefin e Zyrës civile ndërkombëtare, Piter Feith, presidentin Marti Ahtisari, si dhe me kreun shtetëror të Republikës së Kosovës, presidenten Atifete Jahjaga, me kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi  dhe me përfaqësues të partive politike në Kosovë dhe personalitete të tjera.

Temat kryesore në të cilat është diskutuar janë përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës si dhe e ardhmja e rajonit, bashkë me prospektet euroatlantike të rajonit si dhe zhvillimet në Maqedoni në kontekst rajonal.

Ahmeti ka vlerësuar lartë rolin e faktorit ndërkombëtarë në arritjen e pavarësisë së Kosovës që mundësoi stabilitet të qëndrueshëm në rajon si dhe falenderoi miqtë për përkrahjen që i japin Maqedonisë dhe vendeve të rajonit për anëtarësim në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Te gjithë bashkëbiseduesit përsëritën qëndrimin se vendi i Maqedonisë dhe rajonit është në strukturat euroatlantike dhe kjo do të sjellë paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, si dhe do të mundësojë zhvillimin ekonomik.

Ahmeti në manifestimet që u organizuan me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe nga deputeti Xhevat Ademi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail