Ahmeti i dërgoi letër ngushëllimi Obamës për sulmin ndaj diplomatëve amerikanë në Bengazi

Shkup, 13 shtator 2012 (MIA) - "Në ditët kur e gjithë bota po përkujtonte me plot dhimbje përvjetorin e sulmeve teroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 ku humbën jetën me mijëra njerëz, lajmin për sulmin e tmershëm ndaj diplomatëve amerikan në Bengazi të Libisë e pranuam me hidhërim  dhe pikëllim të madh", thuhet në letrën e ngushëllimit të liderit të BDi-së, Ali Ahmeti drejtuar presidentit amerikan Barak Obama dhe sekretares amerikane të shtetit, Hilari Klinton.

Në këto çaste të rënda për familjet e viktimave si dhe për autoritetet amerikane, Ahmeti shprehu ngushëllimet  e tij të sinqerta për viktimat e këtij akti terrorist si dhe siguroi që BDI-ja i qëndron pranë popullit amerikan në këto momente të vështira.

"E gjitha bota mbarë që ndan vlerat e demokracisë, tolerancës dhe mirëkuptimit është e shokuar nga kjo dhunë që nuk ka justifikim në asnjë mënyrë. Ju siguroj që familjet e viktimave janë në mendjen dhe në lutjet e popullit shqiptar i cili bashkëndjen me dhimbjen e familjarëve dhe të popullit amerikan", përfundon letrën e tij të ngushëllimit lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail