Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti uron presidentin amerikan Barak Obama për mandatin e dytë presidencial

Shkup, 7 nëntor 2012 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një komunikate për media, uron presidentin amerikan Barak Obama për rizgjedhjen në postin presidencial.

Në urim, siç thuhet në kumtesën e kabinetit të tij, Ahmeti thotë se zgjedhjet në SHBA janë të një rëndësie shumë të madhe për botën e në veçanti për ne si shqiptarë, për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin Perëndimor.

"I nderuari z. President Barak Obama, kam nderin e veçantë që në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, t'ju uroj rizgjedhjen tuaj për Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet shembullore që u zhvilluan në vendin tuaj. Zgjedhet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndoqa me shumë vëmendje, sepse këto zgjedhje janë të një rëndësie shumë të madhe për të gjithë botën, por në veçanti për ne si shqiptarë, për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin Perendimor. Përveç miqësisë midis dy kombeve tona, përkushtimi jonë vjen si rezultat edhe i investimit të madh të administratës amerikane në ndërtimin e paqes, sigurisë, stabilitetit, demokracisë si dhe perspektivës euroatlantike të Maqedonisë, por edhe të rajonit", thuhet në urimin e Ahmetit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç thuhet më tej, kanë qenë, dhe jemi të bindur se do të jenë edhe në të ardhmën, një partner shumë i sinqertë i Maqedonisë në ndërtimin e demokracisë dhe të ardhmës së përbashkët të vendeve të rajonit në NATO dhe BE, me ç'rast ne e vlerësojmë angazhimin tuaj në zgjidhjen e çështjes së emrit me fqiun tonë jugor që na mban larg Brukselit.

"Në 100 vjetorin e festës së madhe të të gjithë shqiptarëve, ne jemi shumë krenar për miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zotohemi para jush që kjo miqësi dhe bashkëpunim, nisur qysh në kohën e Presidentit Uillson, do të vijojë edhe në të ardhmën sepse ne i përqafojmë vlerat të cilat i përfaqëson vendi juaj dhe ndajmë të njëjtin vizion me ju për të ardhmën e vendit dhe të rajonit. Zoti e bekoftë popullin amerikan", thotë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në urimin e tij për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Barak Obama, për president.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail