Në Tetovë u mbajt manifestimi madhështor me rastin e ditës së alfabetit dhe 100 vjetorit të pavarësisë

Tetovë, 23 nëntor 2012 (MIA) - Mbrëmë në Tetovë  me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip dhe 100 vjetorit të pavarësisë, Qendra e Kulturës në bashkëorganizim me Shoqatën e Pedagogëve Shqiptarë të Maqedonisë, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Bibliotekën e qytetit, shoqatat joqeveritare dhe individëve ka organizuar një manifestim madhështor për nder të festave.

Në këtë eveniment të larmishëm kulturor është hapur ekspozita me 100 fotografi të rralla pjesë e bibliotekës së Tetovës, 100 fjalëkryqe të autorit Mensur Mamuti, eskpozitë kolektive me piktura, grafika, skulptura, ndërsa është promovuar edhe edicioni special i tre vëllimeve me autorë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Më pas në sallën e madhe të qendrës për kulturë është mbajtur akademia kushtuar Kongresit të Manastirit.

Me këtë rast kryetari i Shoqatës së pedagogëve shqiptarë të Maqedonisë, Fadil Lushi, në referatin e tij  kushtuar Kongresit të Manastirit tha se ky kongres i dha fund kaosit që ekzistonte deri atëherë sa i përket alfabetit dhe shkrimit të gjuhës shqipe.

"Kongresi i Manastirit e zgjodhi shkencëtarisht drejt dhe thjesht problemin e alfabetit të shqipes. Vendimet që mori për alfabetin Kongresi i Manastirit si dhe formulimi i programit të tij ndihmuan jo vetëm për lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës së letërsisë shqipe, por edhe për forcimin e bashkimit midis shqiptarëve për vendosjen e një bashkëpunimi midis tyre në shkallë kombëtare duke krijuar kushte për hapjen e shkollave të reja dhe për mësimin e shkrimit shqip" tha Lushi. 

Programi më pas ka vazhduar me ndarjen e mirënjohjeve për botuesit e abetares në Maqedoni.

Krahas recitalit për gjuhën shqipe për herë të parë është dhënë kantata, e cila është e pesta e këtij lloji në trevat shqiptare, ndërsa e para në Maqedoni kushtuar alfabetit shqip, respektivisht Kongresit të Manastirit e interpretuar nga orkestra dhe kori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, e ndihmuar  nga Filharmonia e Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail