Ivanov: Nuk ka nevojë për takim të liderëve, problemet të zgjidhen në institucionet

Shkup, 18 janar 2013 (MIA) - Nuk ka nevojë për takim të liderëve për tejkalimin e krizës në vend. Kjo duhet të zgjidhet në institucionet e sistemit, konsideron presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.

"Unë vazhdimisht jam në komunkim me të gjithë faktorët vendor dhe ndërkombëtar. Megjithatë, gjendja është e tillë që do të vlerësoj kur është momenti, për gjithë këtë e informoj opinionin. Nga takimet e fundit të liderëve që i patëm konkluduam se ndërkaq problemet duhet tlë zgjidhen atje ku ndodhin. Nuk guxojmë që t'i zbrasim institucionet dhe vendet e vendimeve t'i sjellim jashtë nga institucionet", deklaroi presidenti Ivanov pas vizitës së sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ai theksoi se Maqedonia është e gatshme për organizimin e zgjedhjet lokale korrekte dhe demokratike.

"Nëse shikoni si kaluan zgjedhjet e fundit pa vërejtje dhe me vlerësime të larta të OSBE/ODHR kjo garanton se këto zgjedhje do të jenë korrekte. Ashtu që nuk shoh se do të kemi diçka, që atë zhvillim që e vendosëm në zgjedhje korrekte dhe demokratike ta  çrregullojmë. Megjithatë, çdohetë varet nga aktorët politik si do t'i zbatojnë", tha Ivanov.

Sipas tij, ende është herët të thuhet nëse opozita do t'i përmbushë paralajmërimet për bojkot të zgjedhjeve.

"Deri në mars kemi kohë në të cilën ndoshta mund të vijë deri në marrëveshje. Unë çdoherë jam optimist dhe besoj se mund të gjindet zgjidhje nëse bisedohet. Nëse ekziston dialog, komunikim, zgjidhje çdoherë janë të mundshme", tha presidenti Hkorge Ivanov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail