Ivanov: Jemi të hapur për dialog me Bullgarinë për të gjitha çështjet

Shkup, 18 janar 2013 (MIA) - Maqedonia është e gatshme të bisedojë çdoherë dhe për çdo çështje të cilën Bullgaria fqinje e konsideron për të hapur, deklaroi sot presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.

"Ne si shtet tregojmë marrëdhënie pozitive ndaj të gjithë fqinjëve tanë. Duam me të gjithë për të gjitha çështjet të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Ashtu që konstruktivitetin tonë do ta tregojmë edhe këtë herë. Presim për çdo çështje të cilën mendojnë se nuk kontribuon për marëdhëniet e mira fqinjësore të bisedohet. Mediat nuk janë vend përmes të cilave do të transmetohen mesazhe, do të jepen propozime. Për të gjitha çëlshtjet duhet të bisedohet. Ne e treguam atë gatishmër"i, tha Ivanovi i pyetur në lidhje me kundërshtimin e Sofjes për caktimin e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë në samitin e fundit të Këshillit të BE-së.

Ai personalisht shprehu gatishmëri për takim bilateral me kolegun e tij bullgar.

"Unë jam i gatshëm në çdo moment me presidentin bullgar të bisedojmë për të gjitha çështjet që konsiderojnë se janë të hapura dhe se ne nuk kontribuojmë ndaj zgjidhjes së tyre", porositi shefi  i shtetit Gjorgje Ivanov pas vizitës në MPJ.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail