Aleksandar Nikolloski zgjidhet për anëtar të monitoring komisionit të APKE-s në Strasburg

Strasburg, 22 janar 2013 (MIA) - Shefi i Delegacionit parlamentar të Maqedonisë pranë APKE-së Aleksandar Nikolloski është zgjedhur për anëtar të Komisionit për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës ose më e njohur si Komisioni për Monitoring, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Strasburgu.

Zgjedhja e Nikolloskit, deputet në Kuvendin e Maqedonisë nga VMRO-DPMNE-ja, përputhet me periudhën kur Komisioni veçmë e ka në fazë miratimin e raportit për dialogun pasmonitorues me Maqedoninë, i cili së shpejti duhet të gjendet në rendin e ditës të Asamblesë Panevropiane.

Raporti, të cilin e përgatit parlamentari britanik Robert Uolter në këtë moment është i besueshëm dhe pas shqyrtimit të sotëm nga ana e Komisionit, ai do të dërgohet deri te autoritetet e Maqedonisë, të cilët duhet t'i japin komentet e tyre, pas çka pritet ai me siguri të jetë në rendin e ditës të sesionit në qershor këtë vit.

Nuk përjasshtiohet që në versionin final të gjenden edhe ngjarjet e fundit politike në Maqedoni. Rëndësia e këtij raporti është aq më i madh, pasi në një pjesë të mirë e inspiron Komisionin Evropian për pjesën politike të raportit për përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së.

Në Sesionin e dimrit të APKE-së, krahas shefit të delegacionit në Strasburg gjenden edhe Ermira Mehmeti Devaja nga BDI-ja dhe Igor Ivanovski nga LSDM-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail