BDI-ja publikon emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj në Qeveri

Shkup, 16 shkurt 2013 (MIA)- Fatmir Besimi, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane,Talat Xhaferi,ministër i Mbrojtjes,Tahit Hani,i Pushtetit Lokal, Zemri Qamili, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Ardian Xheladini, zëvendësministër i Financave, janë emrat që BDI-ja i ka vendosur  në përbërjen e re të qeverisë pas dorëheqjes së,  zëvendëskryeministres për çështje evropiane,Teuta Arifi, ministrit të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta dhe deputetit, Arben Llabënishti nga funksionet shtetërore për shkak të kandidimit të tyre në zgjedhjet lokale.  


"Bashkimi Demokratik për Integrim  vazhdon të mbetet promotor kryesor i instalimit të standardeve të reja demokratike në zhvillimin e politikës në vend. Duke u nisur nga fakti që njëri nga parimet kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim është transparenca, ndershmëria dhe përkushtimi në obligimet e marra, me dorëheqjet nga funksionet shtetërore u instalua edhe një standard i ri demokratik i panjohur në vend", thuhet në njoftimin e sotëm për mediat të BDI-së.

Akti i tërheqjes së Teuta Arifit, Nevzat Bejtës dhe Arben Llabënishti nga funksionet shtetërore për shkak të kandidimit të tyre në zgjedhjet lokale sipas BDI-së është pikërisht implementimi i këtyre parimeve dhe ndërtimit të modelit të ri në Maqedoni, ndarjen e pushtetit nga partitë politike.

"Edhe pse ky nuk është obligim ligjor, BDI bashkë me kandidatët vlerëson që kjo është mënyra më e mirë për të dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin për përballimin me sfidat që na presin për zgjedhjet lokale në mars të këtij viti dhe dhënien e mundësisë që qytetarët të vendosin të lirë në këto zgjedhje", zhuhet në njoftim.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson lart dhe shpreh mirënjohje të thellë për   punën e deritanishme të ministrave dhe deputetit, të cilët u tërhoqën nga  funksionet e tyre për të dhënë kontributin në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si  dhe përmbushjen e standardeve evropiane, duke shtuar se  kanë bindjen e plotë  se me të njëjtin vullnet dhe sukses  do të ballafaqohen me sfidat e reja në komunat e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail