Kryetari i Kuvendit Veljanoski mori pjesë në varrimin e Margaret Thaçer

Shkup, 17 prill 2013 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski sot në Londër mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish kryeministres britanike të Britanisë së Madhe, baronesha Margaret Thaçer.

Shërbimi qendror i varrimit të baroneshës Thaçer, kryeministres konservatore 1979-1990, u mbajt në katedralen Shën Pali në qendër të Londrës. Mbretëresha Elizabeta, kryeministri Dejvid Kameron, si dhe dhjetëra presidentë dhe kryeministra të shteteve ishin në mesin e mbi 2.000 personaliteteve të larta politike të cilët ia dhanë nderimet e fundit. Kjo është hera e parë Mbretëresha Elizabeta të marrë pjesë në varrimin e një kryeministri britanik pas atij të Sër Uinston Çerçillit në vitin 1965.

Presidenti Veljanoski pas përfundimit të ceremonisë mortore mori pjesë në pritjen në rezidencën zyrtare në Londër.

Veljanoski, siç kumtoi kabineti i tij, pati takime të shkurtra me kryeministrin aktual britanik Dejvid Kameron, ish kryeministrin britanik Xhon Mejxhor, ish kryeministrin kanadez Stiven Harper, me kryeministrin aktual shqiptar Sali Berisha dhe personalitete të tjera politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail