Me fond garantues do të stimulohet kreditimi i ndërmarrjeve

Shkup, 5 qershor 2013 (MIA) - Stimulimi i bankave që ta rrisin kreditimin e kompanive do të sigurohet përmes komponentës "fondi garantues" nga projekti rajonal "platforma për zhvillim të ndërmarrjeve dhe inovacioneve për Ballkanin Perëndimor", që sot u prezantua para sektorit bankar në shtet.

Projekti është me vlerë të përgjithshme prej 145 milionë eurove, ndërsa për komponentën  "fondi garantues" janë paraparë 20 milionë euro. Pritjet e institucioneve kompetente janë firmat e Maqedonisë nëse ofrojnë projekte cilësore përmes bankave komerciale të marrin 20 për qind  nga paratë e parapara për kreditim.

"Bëhet fjalë për skemë garantuese me të cilën bankave që do të aplikojnë për këtë instrument te Fondi investues evropian u jepet një lloj i mbrojtjes në rast të humbjes së plasmanit të kredisë me ndarje të rrezikut. Nëse vjen deri të moskthimi i kredisë nga ana e ndonjë kompanie, një pjesë e dëmit do të mbulohet nga ana e Fondit investues ndërkombëtar, me çka mundësohet që në ato bankave, kompani edhe të vogla edhe të mesme të cilat kanë projekt të mirë, por nuk kanë mënyrë adekuate për garantimin e huasë, të qasen deri te ky borxh", tha pas prezantimit të projektit zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Qasje deri te kreditimi i tillë, krahas Maqedonisë, kanë edhe Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, që sipas Peshevskit, do të thotë se bankat e Maqedonisë dhe ndërmarrjet do të duhet t'i masin forcat me të tjerët nga rajoni.

Detyra e jonë si Qeveri, tha ai, është të ndihmojmë në tërë këtë proces.

Për kompanitë e Maqedonisë, paraprakisht përmes Bankës investuese evropiane u sigurua linje kreditore prej 250 milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail