Deputetët grekë në Bruksel: Si të jemi solidar ndaj Republikës së Maqedonisë, kur një vend i tillë nuk ekziston

Bruksel,  15 tetor 2013 (MIA) - Deputetët në Parlamentin grek nga partia në pushtet Demokracia e Re, Joanis Kefalojanis dhe Donisia Avgerinopulu, mbrëmë në Bruksel porositën se Greqia nuk mund të jetë solidare ndaj Republikës së Maqedonisë, kur sipas tyre, një vend i tillë nuk ekziston. Në suaza të Konferencës "Nga dalja greke nga euroja deri në rikuperimin grek" që u mbajt në organizim të Hans-Sejdel Shtiftung joqeveritare gjermane u mbajt në Institutin Gete në Bruksel, deputetët grekë, së bashku me historianin Antonios Klapsis, u përgjigjën edhe në pyetjen e korrespondentit të MIA-s.

Të pyetur për solidaritetin e dhënë nga ana e vendeve-anëtare të Bashkimkit Evropian dhe para së gjithash të atyre nga Eurozona për shpëtim të Greqisë nga falimentimi, tani nuk është koha ky vend të tregojë një grimcë solidariteti ndaj Republikës së Maqedonisë dhe të lejojë që shteti i Maqedonisë i cili tetë vjet është kandidat, përfundimisht edhe t'i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të hyjë në NATO, deputetët e partisë së Samarasit fillimisht me reagim të vetëm: - Si të jemi solidarë ndaj Republikës së Maqeodnisë, kur një vend i tillë nuk ekziston!

Duke shtuar se kjo  çështje për Greqinë  është "irelevante", deputetja Avgerinopulu theksoi se vendi i saj ka treguar solidaritet ndaj të gjitha vendeve të cilat e kanë kërkuar atë, ndërsa në shtetin IJRM, Greqia ka prezencë ekonoike dhe "ka qasje pozitive për mbështetje të ekonomisë, përmes investimit në vend".

Pyetjet e korrespondentit të MIA-s  i zgjuan shpirtërat tek 200 mysafirët  e pranishëm, kryesisht shtetas grekë, të cilët shprehën indinjatë të zëshme në shqiptimin "Republika e Maqedonisë", "maqedonisht" dhe "shteti i Maqedonisë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

 
 
WEBmail