Ahmeti: Vepra e Mandelës ka frymëzuar shumë luftëtarë për liri dhe drejtësi mbarë botën

Shkup, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Dermokratik për Integrim Ali Ahmeti ka shprehur keqardhje të thellë me rastin e vdekjes së ish-presidentit jugoafrikan, Nelson Mandela.

"Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për largimin nga kjo jetë të simbolit të rezistencës, luftëtarit të lirisë, të burgosurit politik dhe të burrështetasit që la gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore, Nelson Mandela. Vepra e tij ka frymëzuar shumë veprimtarë për liri dhe drejtësi tek popujt gjithandej në botë, përfshirë edhe tek populli shqiptar që po kërkonte lirinë dhe drejtësinë në vendin e të parëve.

Familja e tij dhe populli i Afrikës së Jugut duhet të janë krenar që patën në gjirin e tyre një figurë të tillë, por në të vërtetë, Mandela i takon gjithë njerëzimit dhe shëmbëlltyra e tij sot reflekton vlerat e lirisë, demokracisë, barabarësisë, paqës.

Kujtimi për Mandelën dhe për veprën e tij do të jetë i përhershëm dhe unë do ta kujtoj gjithnjë me thënien e tij 'Lavdia më e madhe e jetesës nuk qëndron në atë që mos të rrëzohesh asnjëherë, por të ngritesh çdo herë kur të rrëzohesh'", është shprehur Ahmeti me rastin e vdekjes së presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail